Kulturë Më shumë

Qani Osmani: Jam angazhuar për qasjen analitike dhe kritike ndaj devijimeve dhe kundërvlerave

Prej tvteuta21:15, 8 Dhjetor 2018

Sonte në Galerinë e Arteve të Qendrës për Kulturë-Ulqin, në pranië e një numri të konsiderueshëm te dashamirësve të librit dhe miqve të autorit Qani Osmani, u bë përurimi I librit më të ri  “Vizione shoqërore, politike, fetare”. Sic edhe thotë vetë titulli, ky libër është I ndarë në tre kapituj në të cilët autori flet mbi ngjarjet shoqërore, politike dhe fetare, ku për përpilimit  e këtyre shkrimeve për vlerësimin e një dukurie apo fenomeni, autori thotë se është  mbështetur në të kaluaren e largët ose më të afërt, për të diagnostifikuar të tanishmen dhe për të krijuar mendime përparimtare dhe vizione për të ardhmen.

“Jam angazhuar për qasjen analitike dhe kritike ndaj devijimeve, kundërvlerave dhe ceshtjeve tjera që janë preokupuese për shqiptarët në përgjithësi e vecmas për shqiptarët në Mal të Zi”, theksoi Osmani në fjalën e tij të rastit.

Panelistët e mbrëmjes ishin  dr Nail Draga, Ali Gjecbritaj, nënkryetari I Kuvendit të Malit te Zi Genci Nimanbegu dhe Gazmend Citaku I cili njëherit edhe e moderoi mbrëmjen.

  • 1

    Radio