Aktuale Më shumë

Qani Osmani, emërohet kryeredaktor i gazetës “Koha Javore”

Prej tvteuta15:12, 12 Gusht 2022

Këshilli programor i gazetës së përjavshme në gjuhën shqipe në Mal të Zi “Koha Javore” ka sjellë vendimin me të cilin në mandatin e ardhshëm katër vjeçar për kryeredaktor ka emëruar z.Qani Osmanin, i cili këtë detyrë do të pasojë nga z.Ali Salaj, i cili ishte në këtë post që nga themelimi i saj.

“Në saje të vendimit të Këshillit programor të gazetës “Koha Javore”, me nr 05-02/22 të datës 28.5.2022, për redaktor përgjegjës të gazetës “Koha Javore” është zgjedhur z. Qani Osmani, me mandat katërvjeçar. Me këtë rast z. Qani Osmanit i dëshirojmë punë të mbarë dhe suksese në të ardhmen, derisa z. Ali Salajn me rastin e daljes në pension, e falënderojmë për angazhimin dhe punën e suksesshme shumëvjeçare në redaktimin e gazetës “Koha Javore””, thuhet ne njoftimin e Redaksisë së “Kohës Javore”.

 

  • 1

    Radio