Politikë Më shumë

Qalloviq-Markoviq nuk pranon të jetë kanidate për presidente?

Prej tvteuta09:39, 3 Shkurt 2018

Drejtoresha ekzekutive e Rjetit për afirmim të sektorit joqeveritar, Vanja Qalloviq-Markoviq, duket se nuk e ka pranuar ofertën e një pjese të opozitës për të qenë kanidate për presidente në zgjedhjet e ardhshme, shkruan Vijesti.

Më herët është spekuluar se asaj i është ofruar përkrahje për të kandiduar nga opozita e ashtuquajtur qytetare, por në biseda joformale mësohet se ajo nuk ka treguar interesim për këtë. Megjithatë, nga ajo akoma nuk ka pasur deklaratë të drejpërdrejtë nëse do ta pranonte apo jo të kandidonte për postin e presidentes.

  • 1

    Radio