Pylli i Pishave do të dalë në ankand?
Prej tvteuta10:35, 26 Tetor 2019
Kalimi i një pjese të Pyllit të Pishave në Ulqin në pronësi të Qeverisë nuk do të jetë direkt por në formë ankandi, ku pritet që pas shpalljes së thirrjes  Qeveria të jetë ajo që do të ofrojë shumën maksimale. Këtë për TV Teuta e konfirmuan edhe sekretari për financa Sead Osmanoviq si dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Çapuni i cili tha se kjo pike eshte deleguar nga kabineti i kryetarit dhe do te gjendet ne rend te dites se seances se Kuvendit komunal e cila do te mbahet me daten 28 tetor 2019, ku për këtë do të kërkohet miratimi i këshilltarëve. Megjithatë, forma e ankandit nënkupton që ekziston mundësia që edhe palë të tjera të kyçen në proces dhe të blejnë këtë zonë atraktive.