Putin: Ukraina është pjesë e Rusisë, nuk kishte opsion tjetër përpos pushtimit
Prej tvteuta27 October 2022

Vladimir Putin u pyet përsëri rreth të ashtuquajturit “operacion special ushtarak” në Ukrainë, i cili filloi në shkurt dhe ende po vazhdon, shkruan Sky News, përcjell Periskopi. Ai tha se nuk e ka ndërmend të bisedojë rreth “zgjerimit të papranueshëm të NATO-s”, duke shtuar se kjo është kërcënim për sigurinë e Rusisë. “Propozimi ynë u injorua”, tha ai, duke pretenduar se Kievi refuzoi të respektonte marrëveshjet e Minskut. Putin tha se ai vazhdimisht mendon për ushtarët e rënë rusë në Ukrainë, por tha se Moska nuk kishte mundësi tjetër përpos pushtimit”. “Ne duhej të vendosnim se çfarë të bënim me Donbasin sepse njerëzit tanë kanë jetuar për tetë vjet nën zjarr”, tha ai. “Ne duhej ta njihnim pavarësinë e tyre”. Sipas Putinit, tokat ukrainase janë pjesë e Rusisë. “Ne ishim një komb, një gjuhë. Këto territore ishin historikisht vendlindje e Rusisë”. Putin tha se kjo nuk ishte e mjaftueshme, kështu që ai “morri hapin tjetër logjik” për t’i futur ata nën Federatën e Rusisë. /Periskopi/