Aktuale Më shumë

Pushuesit në Ulqin më të shumtë nga Kosova

Prej tvteuta09:46, 27 Korrik 2022

Aktualisht në Ulqin po qëndrojnë rreth 37 mijë mysafirë mysafirë, ose rreth 23 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, për këtë sigurisht kontribuon edhe fakti që është përmirësuar regjistrimi i mysafirëve në akomodime private.
Çka Tv Teuta pa ditën e djeshme është se vizitorët më të shumë janë ato nga Kosova dhe rajoni, të paktën në pjesën e plazhit të vogël.
Shumica e pushuesve na treguan se Ulqinin nuk vizitojnë për të parën herë, ku disa prej tyre nuk e kujtuan as numrin e vizitave.
Në përgjithësi pushuesit treguan vetëm dashurinë që kanë pë vendin tonë , të pakta ishin kritikat, dy kritikat që morrëm ishin pastërtia në plazhe dhe rritja e çmimeve që tashmë janë pajtuar.

  • 1

    Radio