Pushteti I Malit te Zi vazhdon te diksriminoje shqiptaret, denohet dhe deportohet Irfan Domnori
Prej tvteuta21:24, 17 Nëntor 2019
Më datën 16 Nëntor 2019 gjatë manifestimit tradicional “Dita e gështenjës” ne Ostros të Krajës është arrestuar shtetasi I Republikës së Shqipërisë, Irfan Domnori I cili në këtë manifestim kishte valvitur flamurin kombëtarë. Domnori është person I cili në shumë manifestime shqiptare është dalluar pikërisht përmes mbajtjes së flamurit, si identifikim kombëtare , pa shkaktuar ndonjë veprim I cili do të konsiderohej si provokim I mundshëm. Ai ështe dënuar me 300 euro dhe është deportuar nga Mali i Zi me denim te dyfishte, duke ia ndaluar lejen e hyrjes ne Mal te Zi per nje muaj.