Aktuale Më shumë

Punonjësit e Postës vazhdojnë grevën

Prej tvteuta12:35, 4 Tetor 2023

Punëtorët e Postës së Malit të Zi kanë bërë të ditur se ata që janë në grevë janë nën presionin e menaxhmentit, tha për TVMZ, Danillo Vukoviq, përfaqësues i punëtorëve të Postës së Malit të Zi.

Ai u tha punëtorëve se nuk ka arsye për t’u frikësuar nga presioni dhe se do të luftojë për të gjithë punonjësit.

Ai ka përsëritur se punëtorët janë të pakënaqur me pagën, e cila mesatarisht është rreth 540 euro.

“Menaxhmenti na ka sjellë në prag të ekzistencës”, tha Vukoviq dhe shtoi se dallimet në paga ndërmjet punëtorëve dhe menaxhmentit janë të mëdha.

Punonjësit e Postës së Malit të Zi kanë dalë të hënën në grevë dhe në degët e degëve është siguruar procesi minimal i punës.

Ata bënë të ditur se nuk do të ndërpresin grevën deri në plotësimin e kërkesave. Ata kërkojnë rritje 30 për qind të pagave dhe dëmshpërblim për kohëzgjatjen e grevës.

Kësaj greve i janë bashkangjitur edhe punonjësit e postës në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio