Kulturë Më shumë

Punishtja e femijeve ne Ulqin prezantoi punimet e veta ne Qendren per kulture

Prej tvteuta21:08, 31 Tetor 2019

Në Galerinë e Qendrës për Kulturë në  Ulqin, qendroi e hapur ekspozita e Punishtes  së  fëmijëve  në të cilën janë paraqitur shumë  punime të fëmijëve të cilët e ndjekin këtë punishte vite me radhë, kurse në ekspozitë janë prezantuar vizatimet e punuara në letër dhe në pëlhurë.  

Drejtori i Qendrës për Kulturë, Musa Hoxhiq, në radhë të pare falenderoi udhëheqësen e kësaj punishte Vahida Hasanaga Nimanbegun dhe fëmijët e punishtes për punën e palodhshme për shpalosjen e talentëve të këtyre fëmijëve.  Të pranishmit I përshëndeti edhe piktorja Mersiha Mavriq e cila e përgëzoi udhëheqësen dhe fëmijët për punën e tyre,  duke theksuar edhe  mundësinë që kjo punishte u jep këtyrë fëmijëve të tregojnë kreativitetin dhe të largohen nga ekranet, si dukuri e përditshme.

Organizatorja e ekspozitës dhe udhëheqësja e Punishtes së fëmijëve, piktorja  me renome Vahida Hasanaga – Nimanbegu, në fjalën e rastit ka shpalosur punën e punishtes dhe përkushtimin e fëmijëve, duke theksuar se këto punime  fëmijët I bëjnë të lumtur.

  • 1

    Radio