Sociale Më shumë

Punimet letrare të Enisës dhe Norës në librin elektronik “Ich habe einen Traum”

Prej tvteuta14:37, 23 Dhjetor 2020

Në konkursin e rreth 1500 punimeve të paraqitura, kompozimet letrare të dy nxënësve të shkollës fillore “Marko Nuculoviq”, Enisa Kraja dhe Nora Selçanin, u zgjodhën për t’u gjetur në librin elektronik “Ich habe einen Traum” (Unë kam një ëndërr).

Projekti është rezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë dhe shtëpisë së njohur botuese “Aufbau Verlag”. Në prill të vitit 2020, organizatorët ftuan fëmijë dhe të rinj nga e gjithë bota, të moshës 6 deri 19 vjeç, të dërgojnë veprat e tyre letrare (në gjermanisht ose anglisht) me temën “Unë kam një ëndërr”, në mënyrë që të hartojnë veprat më të miranë  libër elektronik. Qëllimi i këtij konkursi ishte të inkurajojë autorët e rinj të ndajnë ëndrrat, shpresat dhe dëshirat e tyre për të ardhmen në këto kohë të trazuara, në mënyrë që të krijojnë një dokument që do të dëshmojë për këtë kohë. Punimet e Enisa dhe Norës mund t’i gjeni në faqet 351 dhe 532.

  • 1

    Radio