Sociale Më shumë

Punime në kullën e sahatit të qytetit

Prej tvteuta16:13, 9 Shkurt 2016

Në kullen e sahatit të qytetit janë duke u bërë restaurime. Sekretari për çështje komunale Avdulla Dervishi për Televizionin Teuta deklaroi se  këto punime në  kullën e sahatit u bëne të rëalizueshme nga iniciativa e Komunës së Ulqinit drejtuar Ministrisë së Kulturës së Malit të zi, e cila mbulon shpenzimet të cilat arrinë shifren prej 10 000 euro, punimet i kryen kompania “Montal” nga Podgorica.

Afati i punimeve është 10 ditë. Sekretari Dervishi tha se në adresë të Ministrisë së Kulturës nga Komuna e Ulqinit është dërguar edhe kërkesa për restaurim të krojeve të qytetit , punime të cilat priten që të realizohen gjatë vitit 2016.

  • 1

    Radio