Punëtori për prindërit dhe institucionet që kujdesën për personat me nevoja të veçanta
Prej tvteuta25 February 2017
Punëtoria e tretë në kuadër të projektit “Partneriteti dhe bashkëpunimi për të përmirësuar gjendjen e përgjithshme të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara”, implementuar nga OJQ “Iniciativa jonë”, në bashkëpunim me përfaqësuesit e UNICEF-it në Mal të Zi, dhe mbështetjen financiare të BE-së, u organizua për prindërit dhe përfaqësuesit e institucioneve të këtij profili në komunën e Ulqinit. Ky program është pjesë e një nisme rajonale shumëvjeçare që synon përmirësimin e mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna dhe përfshirjen sociale të fëmijëve me aftësi të kufizuara, e cila zbatohet në partneritet mes UNICEF-it, Forumit Evropian për Invaliditet ,Bashkimit Evropian, si dhe shtatë vendet në procesin e anëtarësimit në BE. Qëllimi i punëtorisë ishte që prindërit e fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara nga Ulqini, të njihen me të drejtat themelore të kujdesit shëndetësor, arsimit për fëmijët dhe të rinjtë me nevoja të veçanta arsimore, rregullat për rehabilitimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara.