Ekonomi Më shumë

Punëtorët kërkojë 2 milion euro dëmshpërblim për ulje të koeficientit

Prej tvteuta15:19, 21 Qershor 2017

Gjendja ekonomike në komunën e Ulqinit është tejet e rëndë,këtë e rëndojnë edhe më shumë lëndët gjyqsore që datojnë nga periudhat e më hershme,që shpesh bllokojnë xhirollogarinë e Komunës.

“Shumë shpejt mund të pritet edhe një tjetër goditje në buxhetin e Komunës,pasi  rreth 250 punëtorë kërkojnë që të ju paguhet dëmshpërblimi i cili erdhi si pasojë e uljes së koeficientit në paga për 20%.

Ulja e pagave u bë në tetor të vitit 2011.Vlera e përgjithshme të cilën e kërkojnë 250 punëtorë së bashku me kontribute ,është rreth 2 milion euro” deklaroi për televizionin Teuta kryetari i Sindikatës Komunale Shefki Keko Lamoviq.

“Nuk e kuptoi se si mundet dikush të ulë pagat pa baza ligjore,dhe në fund të dëmtojë buxhetin e komunës trefish.Ulja e koeficientit  ka qenë e paligjshme,andaj neve jemi në mbrojtje të punëtorëve,dhe në plotësimin e kërkesave të tyre.Punëtorët kanë fituar procesin gjyqsor,por me një marrëveshje me punëtorë kemi ra dakord që të gjejmë kompromis me kryetarin e Komunës që kjo çështje të përfundoi pa epilog gjyqsor,por nëse Komuna nuk do të pranojë,atëherë do të përdorim forcën e ligjit,që nuk do të ishte mirë për komunën e Ulqinit që ka borxh ndaj punëtorëve 5 paga mujore,e mos të flasim për ndërmarrje publike të cilat kanë edh 17 rroga pa ju paguar punëtorëve” shprehet lamoviq..

Kryetari i Sindikates së punëtorëve të Komuës së Ulqinit  Lluka  Marnikoviq  i ka dërguar kryetarit të Komunës Nazif Cungu,dhe sekretarit për financa Sead osmanoviq,kërkesën për zgjedhjen e qetë të konteksit të lëndës

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio