Aktuale Më shumë

Punëtorët e Qendrës për Kulturë kërkojnë shlyerjen e tre pagave të prapambetura

Prej tvteuta12:47, 17 Nëntor 2023

Punonjësit e NP Qendra për Kulturë kanë njoftuar opinionin për situatën në këtë institucion, e cila siç pretendojnë ata, për shkak të pagave personale të papaguara nga themeluesi Komuna e Ulqinit si dhe për moskushtet në të cilat zhvillohet veprimtaria për të cilën është themeluar ky institucion.

Gjegjësisht, punëtorët e këtij institucioni kërkojnë që deri më 1 dhjetor t’u shlyhen tre pagat mujore, për t’u barazuar me punëtorët e Komunës së Ulqinit, që siç thonë ata, ka qenë gjithmonë kërkesë e tyre.

“Ne punonjësit i kujtojmë Themeluesit se pagat personale duhet të paguhen çdo muaj në mënyrë që të mos përfundojmë në një situatë ku të kërkojmë të drejtat tona ligjore përmes mediave dhe të mos marrim masat e përcaktuara me ligj për të ushtruar të drejtat”, thuhet në deklaratën e Sindikatës së Qendrës për Kulturë.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio