Punëtorët e pastrimit sot rikthehen në punë
Prej tvteuta09:52, 21 Janar 2016

Puntorët e ndërmarrjes “Veprimtaritë Komunale” sot do të rikthehen në punë pas 3 ditëve grevë, ka njoftuar për televizionin Teuta drejtori i kësaj ndërmarrjeje Sait Katana.
Ai tha se ka pasur takim me kryetarin e Komunës Fatmir Gjeka, dhe si rezultat në llogari të ndërmarrjes janë paguar 5.000 euro me premtim që së shpejti të paguhen edhe mjete tjera me qëllim tejkalimin e gjendjes së vështirë.