Aktuale Më shumë

Punëtorët e Kripores kërkojnë tu paguhen borxhet

Prej tvteuta09:58, 21 Dhjetor 2018

Pas tre muajsh nga tubimi i fundit, punëtorët e Kriopres së Ulqinit që kanë mbetur pa vendet e punës dhe nuk u janë shlyer detyrimet, përsëri do të mblidhen para derës së kësaj ndërmarrjeje. Përfaqësuesi puntorëve Sasha Mitroviq në intervistën për TV Teuta tha se që nga takimi i fundit Kriporja përsëri është vendosur në shitje, por vlera e parashikuar për tërë kompleksin , sipas mendimit të tij është joreale dhe pret që shpallja të përsëritet disa herë. “Të punësuarit po bëhen viktimë e lojrave të ndryshme kurse ne na intereson vetëm pagesa e mjeteve dhe kontributeve që na detyrohen. Çka duan të bëjnë ata me Kriporen nuk është shqetësim i yni”, shprehet Mitroviq. Tubimi i puntorëve është caktuar për ditën e shtunë me 22 dhjetor në orën 12.00.

  • 1

    Radio