Punësimi i personave me invaliditet do të zgjerojnë ekzekutimin
Prej tvteuta13:41, 6 Shtator 2017
“Ne kujdesemi, ne veprojmë”, është titulli i projektit të cilin Qendra për punë sociale për komunat e Tivarit dhe Ulqinit prezantoj në konferencën për media të mbajtur në Komunën e Tivarit. Projekti është i dedikuar për forcimin e përfshirjes sociale dhe punësimit të personave të papunësuar me aftësi të kufizuara nga Tivari dhe Ulqini.
Kordinatorja e projektit Vesna Jukiq tha se ky projekt është i financuar nga BE-ja, i mbështetur nga Zyra e Punës së Tivarit, Qendra për Punë Sociale e Komunës së Ulqinit dhe Tivarit dhe OJQ “Adria”, organizatë që i dha mbështetje më të madhe për këtë projekt.
Drejtori i Qendrës për Punë Sociale për komunat e Tivarit dhe Ulqinit Sllobodan Gjonoviq shpjegoi se projekti do të zbatohet në dy fushata: “shumë njohuri për më shumë opsione” dhe “mundësi të barabarta për punë”. Ato u drejtohen personave me aftësi të kufizuara dhe punëdhënësve me qëllim të theksimit të rëndësisë së përfshirjes, si dhe krijimin e një mjedisi dhe mundësi të mirë. Duke folur për rëndësinë e sigurimin e mbështetjes nga familja, kur është fjala për arritjen e qëllimeve më të larta të personave me aftësi të kufizuar, Gjonoviq theksoi se anëtarët e familjes do të përfshihen në projekt dhe për tu arsimuar më tej për çështje të rëndësishme.
Zyra Kombëtare e Punësimit dhe Byroja e Punës në Tivar kanë ndihmuar në përzgjedhjen e kandidatëve, por kontributi i tyre është i domosdoshëm në vazhdimin e zbatimit të planeve ambicioze.
Përmes projektit “Ne kujdesemi, ne veprojmë”, aftësitë dhe njohuritë e reja do të fitojnë 20 persona me aftësi të kufizuara. Përmes Byrosë së Punës në Tivar, Ulqin dhe Budva, aktualisht ka 39 persona, punëdhënësit e të cilëve përdorin subvencione për punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Byroja e Punës theksoi se kjo nuk është një shifër e saktë, pasi shumë punëdhënës nuk aplikojnë për përdorimin e këtyre të drejtave.