Punëdhënësit nga Ulqini intensivisht kërkojnë punëtorë sezonal

Prej tvteuta10:00, 9 Korrik 2019

Punëdhënësit e Ulqinit më mënyrë intensive janë në kërkim të fuqisë punëtore sezonale, thonë për TV Teuta nga Byroja e Punës në Ulqin. Kërkesa më e madhe është për punëtorë në fushën e turizmit dhe hotelerisë, ndërsa pak më e ulët është në sektorin e tregtisë. Të dhënat tregojnë se nga fillimi i vitit punëdhënësit kanë kërkuar 810 punëtorët në industrinë e turizmit dhe hotelerisë, ndërsa 27 në sektorin e tregtisë. Shifrat e Byrosë së Punës tregojnë se kërkesa për punëtorë sezonal është rritur 30% në krahasim me vitin 2018. “Vitin e kaluar, përmes Byrosë së punës Punës u punësuan 759 persona, ndërkohë që këtij viti 760 punëtorë sezonal. Sipas të dhënave të fundit, 959 persona të cilët ishin regjistruar në Byronë e Punës në Ulqin kanë statusin e të papunëve”, tha këshilltarja e pavarur për marrëdhënie me punëdhënësit, Danijela Klikovac. Praktika ka treguar se punëdhënësit për të siguruar fuqinë punëtore kryesisht i adresohen Entit për Punësim. Kërkesa e madhe për punëtorët sezonal është trend edhe këtë vit në Ulqin, ku fuqia punëtore shpesh vjen nga vendet fqinje.

  • 1

    Radio