Punëdhënësit me qëndrime të ndryshme për të dielat pushim

Prej tvteuta16:29, 19 Tetor 2019

Shumica e punëdhënësve në Mal të Zi nuk e shohin pozitivisht implementimin e ditës së diel si ditë pushimi në sektorin e tregtisë, pasi në këtë ditë ata kanë më së shumti të ardhura. Kundërshtartë më të mëdhenj janë pronarët e qendrave tregtare, të cilët sipas tyre do të përballen me ulje të fitimit. Megjithatë, ka edhe që në këtë shohin anë pozitive. Pronari i supermarketit Sars në Ulqin, Rizo Hajdarpashiq, në bisedë për TV Teuta tha se nuk pret rënie drastike të përfitimit dhe se me kalimin e kohës gjithçka do të normalizohet. Ai shtoi se të punësuarit edhe deri tani kanë pasur një ditë pushim në javë, për çka jo rrallë ka ardhur deri tek mospërputhja e turneve dhe se me rregullin e ri të punësuarit do ta fillojnë javën të çlodhur. Ligji i ri parashikon edhe përjashtime, prandaj farmacitë, kiosqet, tregjet dhe shitoret e specializuara do të mund të punojnë edhe të dielave. Dënimet për mosrespektim të ligjit janë rigoroze dhe sillen prej 1.000 deri në 10.000 euro.

  • 1

    Radio