PSP: Do të dalim me platformën tonë
Prej tvteuta3 February 2016

Partia Socialiste Popullore do të dalë me një platformë të veten për të gjitha partitë parlamentare për pjesmarrjen në qeveri. Ky është vendim i i cili ka marrë përkrahje të zgjeruar në Këshillin Qendror dhe Ekzekutiv të kësaj partie, e cila është e gatshme të marrë pjesë në qeveri, por me kushte të qarta. Gjithashtu këshillët kanë vendosur që të refuzohet thirrja e Frontit Demokratik për dalje në protesta, si dhe të vazhdohen bisedimet për hyrje në qeveri.