Politikë Më shumë

PSP : Këshilli Komunal në Ulqin të fillojë bisedimet për bashkëpunim me partitë opozitare

Prej tvteuta16:52, 22 Dhjetor 2017

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Qendror të Partisë Socialiste Popullore, është analizuar situata aktuale në parti dhe është sjellë vendimi për shpërndarjen e të gjithë këshillave komunal, përveç atyre në Ulqin dhe Berane, në të cilët do të mbahen zgjedhjet lokale. Nga partia kanë kumtuar se disa këshilla janë shpërndarë pasi u ka kaluar mandati, kurse të tjerët për shkak të opstruksioneve dhe mosrespektimit të vendimeve nga organet partiake. Këshilli Qendror i kësaj partie i ka dhënë edhe dritën jeshile Këshillit Komunal në Ulqin që të fillojë përgatitjet për zgjedhjet lokale , si dhe bisedimet me partitë opozitare për bashkëpunim të mundshëm parazgjedhor.

  • 1

    Radio