Aktuale Më shumë

PSP drejt përçarjes?

Prej tvteuta09:52, 14 Janar 2017

Një grup i pakënaqur i zyrtarëve të Partisë Socialiste Popullore kanë njoftuar daljen nga kjo parti dhe formimin e një subjekti të ri, nëse kryetari Srgjan Miliq siguron shumicën në Këshillin Qendror të partisë, shkruan gazeta Dnevne Novine.

Sipas burimeve të kësaj gazete, Miliq ka shumicën në Këshillin Qendror, dhe votimi për qëndrimin e tij në krye të partisë pritet të jetë vetëm formalitet. Grupin e zyrtarëve të pakënaqur e udhëheq deputeti Aleksandër Damjanoviq, kurse të njëjtin mendim ndajnë edhe Dado Shqekiq dhe Danko Sharançiq. Megjithse akoma nuk ëashtë njoftuar se kur mund të formohet partia e re, burime thonë se kjo do të ndodhë menjëherë pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit Qendror, bile ka informacione se realizimi tashmë ka filluar.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio