PSP dhe FD së bashku në Berane
Prej tvteuta15:42, 7 Dhjetor 2017
Partitë që mbajnë pushtetin aktual në Berane, Partia Socialiste Popullore dhe Fronti Demokratik, edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale me 4 shkurt do të dalin së bashku, kanë vendosur Këshillat komunale të këtyre partive.
Ato kanë konstatuar se rezultatet e 4 viteve të kaluara kanë qënë mjaft  pozitive, çka përbën garanci që edhe në të ardhmen qytetarët e Beranes tu japin besimin për qeverisjen e qytetit.