PSG-ja mbron titullin e Francës
Prej tvteuta13:12, 28 Maj 2023

Paris Saint-Germain është ndalur në barazim 1:1 nga Strasbourgu në ndeshjen e xhiros së 37-të të Ligue 1 të Francës, por i ka mjaftuar për ta mbrojtur titullin e kampionit në Ligue 1.
Lionel Messi (59’) realizoi golin e epërsisë për Parisin, ndërsa barazoi Kevin Gameiro (79’) për Strasbourgun.
Parisi pas 37 xhirove kryeson me 85 pikë, katër më tepër se Lensi dhe e ka siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit. Për Parisin është titulli i 11-të.