Aktuale Më shumë

Pse qeveria pret shtatorin për të reaguar ndaj çmimeve të shfrenuara?

Prej tvteuta11:25, 4 Gusht 2024

Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq i bëri kryeministrit Millojko Spajiq një sërë pyetjesh. Ndër të tjera ai pyet se pse Qeveria po pret shtatorin për të reaguar ndaj “shfrenimit” të çmimeve, në vend që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm.

Kujtojmë se Spajiq tha se duke filluar nga shtatori, shteti nuk do të lejojë marzhe të egra në zinxhirët tregtarë, dhe se të gjitha rritjet në tetor përmes Evropa Tani 2 do të jenë plotësisht të qëndrueshme për qytetarët.

Në anën tjetër, Millatoviq pyet pse Qeveria propozon rritjen e TVSH-së për akomodimin në hotele, e cila kërcënon konkurrencën e industrisë së turizmit, e cila përbën 30 për qind të ekonomisë?

Gjithashtu, ai është i interesuar se përse ka rritje të TVSH-së për ushqimin në restorante, e cila, siç thekson ai, krijon presion mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat janë shtylla e ekonomisë sonë?

“Pse qeveria propozon rritjen e TVSH-së për tregtinë online, e cila përdoret nga mijëra qytetarë të Malit të Zi, për librat dhe shtypin, që e bën kulturën dhe arsimin, themelet e çdo shoqërie, më pak të aksesueshme dhe rritjen e akcizës për verërat malazeze,e cila është brendi jonë dhe një nga pak produktet përfundimtare që eksportojmë? Dhe së fundi, pse qeveria pret shtatorin për të reaguar ndaj çmimeve të shfrenuara? Duhet të reagoni menjëherë”, ka thënë Millatoviq në rrjetin X.

  • 1

    Radio