Shëndeti Më shumë

Pse duhet të ecim ?

Prej tvteuta22:31, 1 Shkurt 2022

Ne i dimë përmendësh frazat e mëposhtme: “Metabolizmi ngadalësohet me kalimin e moshës”. “Ushtrimi i rregullt ju ndihmon të humbni peshë dhe të ndërtoni densitetin e kockave”.

Tani kemi një frazë tjetër tërheqëse për t’i shtuar kësaj liste: Të ecësh më shpejt është më mirë.

Shikoni këto tri arsye pse:

Promovon humbje peshe të shëndetshme

Sado që do të donim të ishte kështu, humbja e peshës afatgjatë dhe e shëndetshme dhe përfitimet e shumta që e shoqërojnë nuk ndodh vetëm nga dieta. Ato ndodhin duke mbajtur dietë dhe duke ushtruar. Dhe me ushtrime nënkuptojmë ecjen.

Ecja e shpejtë redukton stresin

Për shkak se një sasi e caktuar stresi është e pashmangshme, është e mençur të shqyrtojmë mënyra për ta kundërshtuar atë =. Ecja dhe aktiviteti fizik mund të shtojnë vite në jetën tuaj – qoftë edhe vetëm sepse stërvitja redukton stresin.

Redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Në një studim të fundit të botuar në The Journal of the American Geriatrics Society mbi përfitimet e ecjes me shpejtësi, pjesëmarrësit “të cilët ecnin me një ritëm mesatar ose me një ritëm të shpejtë kishin 27 për qind dhe 34 për qind më pak rreziqe të dështimit të zemrës”. Fakti që aktiviteti fizik i moderuar deri në intensiv ka të ngjarë të përmirësojë shëndetin e zemrës suaj nuk është saktësisht lajm, por dëshmitë e këtij pretendimi janë vetëm në rritje.

Të ngjajshme:

COVID-19 mund të ketë këtë efekt anësor të pakëndshëm

COVID-19 mund të ketë këtë efekt anësor të pakëndshëm

  • 1

    Radio