PSD: Zgjedhjet në Nikshiq të shtyhen
Prej tvteuta15 February 2017
Nga Partia Socialdemokrate i kanë bërë thirrje presidentit të Malit të Zi Filip Vujanoviq, që zgjedhjet lokale në Nikshiq të shtyhen deri në sigurimin e kushteve të nevojshme për mbajtjen e tyre. Zyrtari i kësaj partie Ivan Vujoviq, cilësoi se një nga detyrimet e presidentit është edhe sigurimi i respektimit të vullnetit të lirë të qytetarëve, çka në kushtet aktuale do të ishte e pamundur. Ai gjithashtu e rikujtoi presidentin se në të kaluarën në dy raste ka ndryshuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve, atyre në Tivat dhe në Cetinjë në vitin 2010.