Politikë Më shumë

PSD: Presim rezultate konkrete nga Prokuroria

Prej tvteuta16:16, 29 Janar 2018

Nga Partia Socialdemokrate e Beranes deklarojnë se nga Prokuroria presin që të nisë hetime serioze për keqpërdorimet dhe presionet brutale ndaj kandatit të koalicionit PSD-Demos në Berane. Bartësi i listës Mirko Paviqeviq , ka konfirmuar vërtetësinë e audio incizimit, ku atij i ofrohej të dilte nga lista, në këmbim të puësimit të bashkëshortes në një institucion shtetëror. E gjitha kjo , sipas incizimit, është bërë me direktivë të ministrit të arsimit Damir Shehoviq. Nga PSD shprehin besimin se Prokuroria do të jetë profesionale dhe nuk do të tentojë që të zvarrisë lëndën në mënyrë që ajo të harrohet sa më shpejt.

  • 1

    Radio