PSD: Nurkoviq ka ndihmuar MA në mënyrë të paligjshme
Prej tvteuta19 June 2017
Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate të Malit të Zi Rashko Konjeviq, ka akuzuar ministrin e komunikaconit Osman Nurkoviq , se në mënyrë të paligjshme i ka ndarë kompanisë Montenegro Airlines 2 milionë euro për të shlyer borxhin ndaj Prva Bankës. Ky vendim, tha Konjeviq , është cilësuar nga Qeveria si akt sekret, çka sipas tij kërkon ndërhyrjen e Prokurorit Special Milivoje Katniq. “Dokumentacioni tregon se janë pjekur kushtet që prokurori të vërtetojë se vendimi i ministrit Nurkoviq është i paligjshëm.”, tha Konjeviq në konferencë për media, duke shtuar se shpreson që efikasiteti i Katniq të jetë të paktën në nivelin e veprimit si ndaj disa zyrtarëve të opozitës.