PSD do të inicojë mbledhjen e nënshkrimeve për ndryshimet e Ligjit për pensionim
Prej tvteuta16:10, 6 Shkurt 2020
Partia Socialdemokrate në Mal të Zi do të fillojë prej nesër mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve në mënyrë që të arrihet miratimi i ndryshimeve të Ligjit për Fondin e pensioneve, ka njoftuar kryetarja e kësaj partie Draginja Vuksanoviq. Ky ligj është përpiluar që prej një viti por akoma pret për miratim në Kuvend. Vuksanoviq rikujtoi se me këtë ligj eliminhen 10 vitet më të këqija të sigurimit social të cilët nuk janë të lidhur, dhe ulet kufiri i daljes në pension në 66 vjet për meshkuj dhe 64 për femra. Ajo e quajti të paparanueshme mbajtjen e këtij lgji nëpër sirtare nga ministrat Purishiq dhe Simoviq, dhe bëri thirrje për miratimin sa më të shpejtë të tij.