Politikë Më shumë

PSD do të dalë e vetme në zgjedhjet në Ulqin

Prej tvteuta16:23, 8 Janar 2018

Partia Socialdemokrate do të dalë e vetme në zgjedhjet lokale në Ulqin, kanë njoftuar nga ky subjekt. Në krye të listës do të jetë kryetari i Këshillit Komunal të kësaj partie Naser Resulbegoviq.

Nga kjo parti thonë se ato do të ofrojnë një program gjithpërfshirës me masa konkrete për revitalizimin ekonomik të Ulqinit, sidomos në sferën e turizmit, për çka nevojitet që qytetarët të mbështesin masovikisht listën e kësaj partie.

  • 1

    Radio