PROTESTOHET NË DISA QYTETE
Prej tvteuta5 October 2015
Shetitjet protestuese të ithtarëve të Frontit demokratik, janë paralajmëruar se sot do të mbahen në disa qytete ku është në pushtet Partia Demokratike e Socialistëve. Ministria e punëve të brendshme ka thënë se nuk do të lejojë këto manifestime politike, por nga FD kanë thënë se protestat megjithatë do të mbahen. Ministri I punëve të brendshme, Rashko Konjeviq u ka thënë gazetarëve se aplikimet janë dorëzuar me vonesë në 14 qytete dhe se qendrat e sigurisë kanë sjellë vendimet se nuk do të lejohen tubime.