Politikë Më shumë

Protestë para ambasadës së Malit të Zi në Beograd. Tentohet djegja e flamurit

Prej tvteuta10:04, 3 Janar 2020

Tifozët e klubit të futbollit Crevna Zvezda dhe disa qindra qytetarë kanë protestuar mbrëmë para ambasadës së Malit të Zi në Beograd, kundër ligjit për liritë fetare që u miratuan në Kuvend. Gjatë protestës u hodhën parulla kundër udhëheqjes së Malit të Zi si dhe  tentua djegja e flamurit. Në protestë ishin prezent edhe deputetët e Frontit Demokratik Millan Knezheviq dhe Millutin Gjukanoviq. Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq e ka quajtur akt anticivilizues sulmin ndaj ambasadës si dhe ka shprehur habi me qëndrimin indiferentë të organeve shtetërore serbe në lidhje me incidentin.

  • 1

    Radio