Protestë me rastin e Ditës së Pavarsisë
Prej tvteuta20 May 2019
Lëvizja “Rezisto 97.000” planifikon mbajtjen e protestës së re ditën e nesërme , me rastine Ditës së Pavarsisë, me moton “Për pavarsinë nga zarfat”. Këtë për media e ka njoftuar njëri nga përfaqësuesit e kësaj levizjeje, Xhemal Peroviq. Nga kjo levizje thonë se presin përkrahje nga qytetarët e lirë që dëshirojnë shtet të pavarur nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Protesta do të mbahet përballë Kuvendit të Malit të Zi me fillim në ora 20.00.