Rajoni/Bota

Aktuale Më shumë

Protestë e serbëve në Jarinjë

Prej tvteuta18 December 2022

Dhjetëra serbë janë tubuar në anën e Serbisë në afërsi të kufirit me Kosovën në Jarinjë. Protesta është thirrur nga dega në Serbi e grupit famëkeq paramilitar rus Wagner.  Policia serbe është duke qëndruar para tyre, ndërsa po ashtu raportohet se janë shtuar forcat e KFOR-it në këtë pikë kufitare, të cilat kanë vendosur edhe barrikadë me tela. 

Me këngë anti-Kosovë e me thirrjet “Kosova është zemra e Serbisë”, protestuesit kanë djegur edhe një pankartë me shkrimin “Marrëveshja e Brukselit”. Ndër organizatorët e protestës është Damjan Knezheviq, një serb që ka lidhje me grupin paramilitar rus Wagner, raporton “The Geopost”. “Nuk është hera e parë që unë me vëllezërit nga Mali i Zi dhe Republika Serbe takohemi. Ne kemi ardhur për të treguar se ekzistojmë dhe për të vazhduar barrikadat. Nuk e pranojmë asnjë marrëveshje që është nënshkruar pas Rezolutës 1244”, tha Knezheviq.