Rajoni/Bota Më shumë

Protestë e opozitës në Maqedoninë e Veriut

Prej tvteuta17:44, 19 Qershor 2022

Nën moton “U bë shumë”, partia opozitare VMRO, mbrëmë mbajti një protestë të ashtuquajtur për ndryshim, para ndërtesës së qeverisë së Maqedonisë.

Dhjetëra mijëra qytetarë nga mbarë vendi, anëtarë dhe simpatizues të kësaj partie dhe partnerëve të tyre në koalicion, u mblodhën para Qeverisë, ku fjalim mbajti lideri i opozitës Hristijan Mickoski. Partia njoftoi se mesazhi kryesor është kërkesa për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat sipas tyre janë zgjidhja e vetme e krizës ekonomike dhe politike në të cilën vendi ndodhet.

Kryetari Mickoski paralamëroi se bllokada e nisur nga ata mund të marrë përmasa akoma më të mëdha nëse vendi nuk shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Nëse nuk ka marrëveshje për zgjedhjet e kësaj vere, do të kalojmë në bllokadë të plotë të institucioneve dhe protesta të vazhdueshme”, paralajmëroi Mickoski. Në anën tjetër, nga partia më e madhe në pushtet, LDSM, nënvlerësuan numrin e qytetarëve që morrën pjesë në protestë, duke thënë se  qytetarët e Shkupit, por edhe të mbarë vendit, nuk e kanë përkrahur Hristijan Mickoskin dhe ky është një fakt me të cilin ai do të duhet të përballet.

  • 1

    Radio