Politikë Më shumë

Protestë e diasporës shqiptare kundër Gjukanoviq

Prej tvteuta18:57, 12 Shkurt 2019

Një pjesë e diasporës shqiptare në Detroit të SHBA-së ka organizuar një protestë simbolike kundër presidentit të Malit të Zi Millo Gjukanoviq, duke parakaluar me një kamion të në të cilin ishte fotoja e presidentit në të cilën shkruhej “Njihuni me presidentin e Malit të Zi- Njeriun e krimit të organizuar në vitin 2015”. Ky mbishkrim aludon në titullin e dhënë nga shoqata e gazetarëve në vitin 2015, të cilët Gjukanoviq e kanë cilësuar si personin që ka kontribuar më shumë në rritjen e krimit të organizuar. Siç raporton portali malesia.org, në kamion ishte edhe mbishkrimi “Ndaloni diskriminimin e shqiptarëve në Mal të Zi”. Njëri nga organizatorët e protestës Simon Sinishtaj, tha për këtë portal se protesta ka për qëllim të tregojë se  vendet perendimore e tolerojnë politikën e Gjukanoviq edhe pse e kanë të qartë se Mali i Zi nuk është vend demokratik.

  • 1

    Radio