PROTESTAT VAZHDOJNE PA STACIONIM
Prej tvteuta16:56, 13 Mars 2019
Organizatorët e protestave “97000 Rezisto” kanë deklaruar se të shtunën me 16 mars do të mblidhen në Sheshin e pavarësisë, mirëpo për shkak të sigurisë qytetare nuk do të ndalohen aty, ashtu siç e kanë paralajmpruar më parë. Këtë vendim e kanë sjellë pasi që kanë fituar indicione nga struksturat e sigurimit, se planifikohen akcione të kompromitimit dhe rrezikimit të karakterit të qetë të protestave. Njëri nga organizatorët e protestave Xhemal Peroviq, tha se nuk do të lejojnë që çfarëdo që është planifikuar në qendrat e fuqishme formale dhe joformale, të shëndrrohet në ankth, dhe pikërisht për këtë arsye do të përcjellim çdo hap.