Protestat nuk janë të rrezikshme për shtetin
Prej tvteuta18:13, 20 Mars 2019
Sot gjatë ores së kryeministrit në Kuvendin e Malit të Zi, kryeministri Dushko Markoviq ka vlerësuar se protestat nuk paraqesin rrezik për sistemin politik, e as për vetë shtetin. Ai poashtu tha se kërrkesat për dorëheqje, nuk kanë bazë, sepse Qeveria ka mbështetjen e kuvendit e cila e ka votuar. “Edhe pse mund të paramendojmë qëllimet dhe ambicjet e organizatorëve të protestave, rrezikshmëri për shtetin dhe sistemin politik nuk ka, Mali i Zi nuk është më ai I viteve 1918 dhe 1998. Ato ishin rrethana tjera, theksoi Markoviq. Kryeministri beson se e ardhmja europiane dhe euroatlantike e Malit të Zi, si dhe pavarësia e saj, nuk mund të rrezikohet me asgjë.