Protesta të reja në filim të dhjetorit
Prej tvteuta26 November 2019

Lëvizja “Rezisto” ka paralajmëruar se në Mal të Zi do të ketë protesta të reja, të cilat me shumë gjasa do të mbahen në fillim të muajit dhjetor, ka njoftuar përfaqësuesi i kësaj lëvizjeje Nikolla Grdiniq. Ai për gazetën Dan ka thënë se në periudhën e kaluar ka pasur nevojë për një riorganizim të lëvizjes dhe analizë të punës, sidomos pas disa gabimeve të kryera. Në pyetjen se si i konsiderojnë njoftimet e Frontit Demokratik për protesta të organizuara prej tyre, nga kjo lëvizje thonë se mirëpresin çdo aktivitet që ka për qëllim ndërrimin e pushtetit aktual.