Protesta përballë Komunës: Do ta mbrojmë Pyllin e Pishave

Prej tvteuta15:16, 1 Tetor 2019

Sot përballë ndërtesës së Komunës së Ulqinit u mbajt protestë kundër tjetërsimit të zonës së Pyllit të Pishave, të cilën Komuna synon ta kalojë në pronësi të Qeverisë së Malit të Zi, në këmbim të ndihmës për të dalë nga bllokimi i xhirollogarisë. Në protestën e organizar nga aktivistë të shoqërisë civile, morën pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve. Përveç organizatorëve, të pranishmëve iu drejtuan edhe përfaëqsues politik por edhe qytetarë të thjeshtë, të cilët theksuan rëndësinë e kësaj zone si në aspektin turistik, ashtu edhe atë mjeksor. Organizatorët po ashtu kërkuan që në këtë zonë të vendoset moratorium ndërtimi,  kërkesë  të cilën do t’ia paraqesin Kuvendit Komunal për shqyrtim. Protesta u mbajt në ambient të qetë por me premtimin se nuk do të mabrojë me kaq, dhe në rast se pushtetarët nuk ndërrojnë qëndrim, protestat do të përsëriten  me pjesmarrje edhe më të madhe. Qytetarët patën mundësi që të nënshkruajnë edhe një peticion në mbrojtje të Pyllit të Pishave, gjë që e bënë jo vetëm ata që ishin prezent në protestë por edhe një numër i madh i kalimtarëve. 

  • 1

    Radio