Aktuale Më shumë

Protesta në Sarajevë kundër ndalimit të hixhabit

Prej tvteuta10:09, 8 Shkurt 2016

Rreth dy mijë persona, shumica gra, kanë protestuar në Sarajevë të Bosnjës kundër vendimit për ndalimin e veshjes së hixhabit apo shamisë islame, në gjykata dhe institucione të tjera ligjore. Protestuesit kanë marshuar në Sarajevë, për gjatë një ore gjatë, ditës së diel.

Disa nga protestueset kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrimin “Hixhabi është e drejta ime”. Organizatorja e protestës,Samira Zuniq Velagiq, e ka përshkruar ndalimin si një “sulm të rëndë ndaj nderit, personalitetit dhe identitetit mysliman” dhe sipas saj, vendimi synon që t’i privojë gratë myslimane nga e drejta për të punuar.

Protesta është organizuar pasi Këshilli i lartë gjyqësor i Bosnjës së fundi i ka ndaluar “shenjat fetare” në institucionet gjyqësore. Ndalesa vlen për gjykatësit dhe të punësuarit e tjerë, ndërsa në mënyrë të veçantë përmendet hixhabi, shall që mbulon flokët, veshët dhe qafën.Vendimi është kritikuar nga udhëheqësit politikë myslimanë në Bosnjë, vend në të cilin 40 për qind e popullsisë janë myslimanë.

  • 1

    Radio