Politikë Më shumë

Protesta në Podgoricë kundër ndryshimeve të Ligjit për liritë fetare

Prej tvteuta19:57, 28 Dhjetor 2020

Deputetët e opozitës e kanë lëshuar sot mbledhjen e Komitetit të të Drejtave të Njeriut në Kuvendin e Malit të Zi, i cili u mblodh për të diskutuar ndryshimet në Ligjin për Liritë Fetare.. Ministri i Drejtësisë ,Vlladimir Leposaviq tha se ndryshimet në ligj sigurojnë që të mos ketë diskriminim midis bashkësive fetare. dhe se Ligji i ri nuk po miratohet, por po ndryshohet në një masë të vogël. “Nuk ka asnjë rregullim ligjor që detyron organet shtetërore të kërkojnë mendimin e Komisionit të Venecias për çdo ndryshim në ligj, veçanërisht kur bëhet fjalë për një ligj që tashmë ka marrë menidmin e këtij komisioni,” tha Leposaviq.  Ndryshimet e reja e morën miratimin e këtij komisioni, kurse në të njëjtën kohë para Kuvendit të Malit të Zi u mbajt një protestë e qytetarëve për shkak të ndryshimeve të paralajmëruara në këtë ligj. Deputetët e opozitës gjithashtu i dhanë mbështetjen e tyre qytetarëve të mbledhur para Kuvendit. Kryetarja e PSD, Draginja Vuksanoviq tha se ky ligj shkel Kushtetutën e vendit dhe se kjo parti do të dorëzojë amendamente.  Në tubim u hodhën parulla pro malazeze, antifashiste dhe kundër qeverisë së re. U  këndua edhe himni malazez , si dhe u mbajt një minutë heshtje për të gjithë ata që, siç u tha, kanë rënë për drejtësinë dhe nderin e Malit të Zi. Tubimi u  tha se nuk ishte partiak, por i qytetarëve të Malit të Zi. Disa organizata patriotike u kanë bërë thirrje më parë të gjithë protestuesve që t’i përmbahen rreptësisht masave mbrojtëse për shkak të rrezikut të koronavirusit. Një ditë më herët, Ministri i Punëve të Brendshme, Sergej Sekuloviq, u bëri thirrje qytetarëve të heqin dorë nga tubimi, duke apeluar që “ti shprehin pikëpamjet e tyre politike përmes formave që respektojnë masat shëndetësore”.

  • 1

    Radio