Rajoni/Bota Më shumë

Protesta në New York për krimet serbe në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci

Prej tvteuta09:53, 29 Tetor 2019

Organizata e grave shqiptaro-amerikane do të protestojë sot në Nju Jork, duke kërkuar drejtësi për krimet e bëra në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci.  Komuniteti shqiptaro-amerikan, boshnjak-amerikan dhe kroat-amerikan do të kërkojnë drejtësi për 70 mijë viktimat e dhunës seksuale, duke i bërë thirrje Serbisë për të identifikuar kryerësit e krimeve të tmerrshme. Ndryshe, masakrat e kryera nga regjimi serb në Kosovë, Bosnjë e Kroaci, njihet si nga më të madhjat pas Luftës së Dytë Botërore. Pavarësisht kësaj, shumica e kryerësve e madje edhe urdhërdhënësve, nuk janë ndëshkuar për këtë krim. Protesta mbahet para konsullatës së Serbisë në Nju Jork duke filluar nga ora 11.00.

  • 1

    Radio