Sociale Më shumë

Protesta e punonjësve në Postë, duke kërkuar rritje të pagave

Prej tvteuta08:56, 21 Shtator 2023

Një pjesë e punonjësve të Postës së Malit të Zi kanë dalë sot në grevë për një orë para disa filialeve. Kërkesa e vetme e sindikatës, e cila funksionon në kuadër të Unionit të Sindikatave të Lira, siç ishte paralajmëruar edhe më herët, është rritja e pagave me 30 për qind.
Punëtorët mbajnë pankarta: “Posta e Malit të Zi nuk është pronë e partive por e qytetarëve të Malit të Zi”; “Thonë se është më mirë, por në Postë nuk është kurrë më keq”.

Kryetari i Komitetit të Grevës së Sindikatës së Bashkuar, Jugosllav Markoviq, tha më herët se mbi 420 punëtorë e përkrahën iniciativën për grevë paralajmëruese.

“Posta ka mbi 900 punonjës me orar të plotë, prej të cilëve 250 janë në menaxhim, kështu që nga 750 punëtorët e mbetur kemi marrë 420 nënshkrime mbështetjeje, me të cilat jemi të kënaqur. Kemi një njoftim se greva e përgjithshme, të cilën e planifikojmë në fillim të tetorit, nëse nuk plotësohen kërkesat tona, do të përkrahet nga më shumë punëtorë”, tha Markoviq.

  • 1

    Radio