Protesta e dytë për mbrojtjen e Pyllit të Pishave

Prej tvteuta15:45, 23 Maj 2019

Edhe gjatë ditës së sotme një numër i qytetarëve u tubuan para Komunës së Ulqinit si shenjë proteste ndaj ndërtimeve pa leje dhe shkatërrimit të resurseve, ku rasti më flagrant është devastimi i Pyllit të Pishave.  Qytetarëve iu drejtuan organizatorët e protestës, Zenepe Lika dhe Leonora Shata, të cilat njoftuan se për kërkesat e drejtuara Komunës së Ulqinit pas protestës së parë , akoma nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Ata përseriten se  kërkojnë që Pylli i Pishave të kthehet në gjendjen e mëparshme, dhe nëse nga Komuna vazhdojnë të injorojnë kërkesën, atëherë do të ketë tubime të reja protestuese. Qytetarëve të mbledhur iu drejtuan edhe aktivistët e sektorit civil, Xhemal Peroviq, Xhelal Hoxhiq, si dhe kryetari i BL të Ranës, Bekim Basha .

  • 1

    Radio