Politikë

Aktuale Më shumë

Protesta deri në zgjidhjen e krizës politike

Prej tvteuta15 March 2017

Protestat janë mënyra e vetme për zgjidhjen e krizës aktuale politike në Mal të Zi , ka deklaruar zyrtarii Frontik Demokratik , Predrag Bullatoviq. Ai ka theksuar se kjo aleancë politike përpiqet për unifikim të plotë të opozitës. Sipas tij bojkotimi i parlamentit ka dhënë rezultate ,por kjo për momentin nuk mjafton. Ai ka shtuar se do të konsultojë edhe pjesën tjetër të opozitës me qëllim të organizimit të protestave duke shtuar se nuk do të ndërmirren  hapa të njëanshëm. Bullatoviq ka theksuar se nuk e përjashton mundësinë e protestave lokale ose në formë tjetër. Zyrtari tjetër i Frontit , Branko Radulloviq ka shtuar se kjo aleancë do të ndërmarrë në të ardhmen hapa më energjik të cilët  do të çojnë drejtë zgjedhjeve të parakohshme.