Propozimi i buxhetit kalon në Këshillin legjislativ
Prej tvteuta5 December 2022

Komisioni legjislativ parlamentar sot ka konstatuar se propozim-buxheti për vitin e ardhshëm është në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin ligjor. Ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq tha se buxheti i propozuar për vitin e ardhshëm është projektuar në 2,85 miliardë euro, që është buxheti më i madh në histori. “Vetëm norma e inflacionit është më e lartë se 15 për qind dhe kjo tregon se një rritje në nivel të inflacionit do të ishte plotësisht e justifikuar”, tha Damjanoviq. Ai theksoi se në vitin e ardhshëm do të ndahen rekord 785 milionë për mbrojtje sociale, ku përfshihen transferta në Fondin e Pensioneve, rritja e pensioneve dhe pagave në sektorin publik.Nga mbledhja e taksave pritet gati një miliardë e gjysmë euro, që është 170 milionë më shumë se nga ribalanci për këtë vit dhe 290 milionë më shumë se në vitin 2019. Këto parashikime optimiste bazohen në vazhdimin e rritjes së konsumit dhe disiplinës tatimore, reduktimin e ekonomisë joformale, nisjen e investimeve në energji, turizëm dhe transport dhe rritjen e ekonomisë. Damjanoviq theksoi se mund të inkasohen edhe të ardhura shtesë mbi parashikimet, kreyesisht nga zbutja e tregut joformal, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, me çka do të mbuloheshin shpenzimet e tjera.