Pronësia e kripores, ngërrçi kryesorë
Prej tvteuta19:45, 17 Prill 2019
Sot në Podgoricë është mbajtur Konferenca e pestë ndërkombëtare për mbrojtjen e Kripores së Ulqinit, në të cilën morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe lokale, si dhe expertë dhe aktivistë të mbrojtjes së Kripores. Në konferencë, rolin kryesorë e pati Ministri për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm Pavlle Radulloviq, I cili përveç fjalës së rastit, u përgjigj edhe në pyetjet dhe komentet e të pranishëmve, madje duke reaguar mjaft ashpër në disa konstatime të folësve. Radulloviq në fillim tregoi aktivitetet që Ministria I ka ndërmarrë lidhur me kripore, duke theksuar se pronësia e saj nuk është segment I cili duhet të ndërpresë aktivitetet e mëtejshme. Poashtu duke folur për planet e ardhshme për kripore, ai tha se tani duhet te fillojmë lobimin për kripore dhe të mbledhim mjetet financiare, e poashtu duhet të dorezojmë aplikimin për RAMSAR I cili kërrkon shumë kushte dhe ne kemi plotësuar deri më tani vetë 6 kriterijume.
Ish ambasadorja gjermane Gudrun Shtajnaker në fillim të fjalës së saj, tha se I vjen keq që po merr pjesë në konferencën e pestë për Kriporen, duke menduar se në vitin 2015 e kanë vendosur hapin kryesorë të mbrojtjes së kripores kur Komisioni dhe Parlamenti evropian I kanë kërrkuar qeverisë mbrojtjen e kripores. e vlerësuar atë si një perspective për zhvillimin e shtetit, por së pari duhet të dihet se pronë e kujt është ajo, dhe kjo është puna e qeverisë, tha ajo. Shtajnaker theksoi se deri më tani kanë dëgjuar vetëm spjegime. Qëllimi ynë është vetëm të mbrojmë kriporen,kurse qeveria duhet të reagojë shumë shpejtë. “Kryeministri duhet të vendos se e kujt është prona dhe pastaj ministria të marrë hapat e duhura”,tha Shtajnaker.
Ministri Radulloviq në fjalimin e zonjës Shtajnaker ka reaguar shumë ashpër duke theksuar se ka menduar që e kanë tejkaluar politizimin e kripores në planin e dytë. “Kryeministri nuk mund të flasë për çështje të cilat gjykatësi I udhëheq, dhe nëse mëndoni se unë mund të ndikoj në gjykatësin, jo nuk mund ta bëj këtë”, deklaroi Radulloviq.
Në diskutim morën pjesë shumë përfaqësues të strukturave politike dhe shoqërore, si dhe përfaqësuesi I Eurofondit.
Më gjerësisht në Kronikën e Ulqinit.