Aktuale Më shumë

Pronat e Naser Kelmendit në Mal të Zi ende në listën e zezë

Prej tvteuta23:31, 17 Janar 2022

Pasuria e Naser Kelmendit, i cili është dënuar në Kosovë për trafik droge, është ende në listën e zezë të Ministrisë Amerikane të Financave. Siç tregoi lista e publikuar më 12 janar të këtij viti, hoteli dhe kompanitë e Kelmendit në Mal të Zi janë ende aty. Lista e shtetasve të caktuar dhe personave të bllokuar u publikua më 12 janar në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Përveç që kompanitë e Kelmendit janë përfshirë në atë listë të zezë, janë edhe katër fëmijët e tij.

Në listën e zezë është edhe përfaqësia e kompanisë Kaza grande export import në Mal të Zi. Është edhe hoteli “Kaza grande” në Ulqin, pastaj kompania Donata kompania nga Mali i Zi.

Është përmendur edhe hoteli “Casa Grande” nga Bosnja dhe Hercegovina dhe kompania Dona-Shell, selia e së cilës thuhet se është në Kosovë.

Kelmendi është në listën e zezë të Ministrisë Amerikane të Financave që nga viti 2012 dhe më pas është përfshirë me vendim të ish-presidentit amerikan Barack Obama.

Në mesin e vitit 2018, Kelmendi u shpall fajtor për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe u dënua me gjashtë vjet burgim në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

  • 1

    Radio